Afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa, ka shkruar në profili ne tij se ishte nder i veçantë që bashkë me kryetarin e Aleancës në Gjermani, njëkohësisht mikun e kamotshëm, Ukë Blakaj dhe me miq tjerë, të jenë nikoqir të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në Gjermani.
“Diaspora është mashtruar nga partia në pushtet, por as ato që ishin më parë nuk është se kanë bërë diçka të mirë për diasporën. Ata na vinin në vizita sa herë që kishte zgjedhje dhe më asnjëherë. Haradinaj vepron ndryshe, gjithmonë ka qenë krah diasporës dhe në mbështetje të përhershme”, ka shkruar Mustafa.
Ja postimi i i tij i plotë:
Nder i veçantë që bashkë me kryetarin e Aleancës në Gjermani, njëkohësisht mikun tim të kahmotshëm, Ukë Blakaj dhe me miq tjerë, të jemi nikoqir të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor në Gjermani.
I veçantë në luftë e i pakrahasueshëm në paqe. Haradinaj mbetet lideri i vetëm, figura e të cilit paraqet siguri, shpresë, seriozitet, atdhedashuri, sinqeritet e besim.
Diaspora është mashtruar nga partia në pushtet, por as ato që ishin më parë nuk është se kanë bërë diçka të mirë për diasporën. Ata na vinin në vizita sa herë që kishte zgjedhje dhe më asnjëherë. Haradinaj vepron ndryshe, gjithmonë ka qenë krah diasporës dhe në mbështetje të përhershme.
Faleminderit kryetar Haradinaj për vizitat e vazhdueshme, për vlerësimin që keni për diasporën, dhe për krejt atë çka keni bërë për lirinë dhe për krijimin e ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Dalshmi faqebardhë!