• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar”

Redaksia 2LONLINE 16 Mars, 2023 3 min
 Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar”

Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë pranuar informata se disa barnatore në Prishtinë janë duke shitur produkte farmaceutike (barna), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Sot, më 16.03.2023, hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në teren ku janë kontrolluar shtatë (7) barnatore në kryeqytet. Gjatë kontrollimit në dy barnatore është zbuluar sasi e madhe e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar. Këto barna ishin të fshehura në pjesë shtesë të lokalit të rregulluar enkas për fshehjen e tyre (në formë të bunkerit).

Gjatë këtij operacioni pas zbulimit të kësaj sasie të barnave, është njoftuar edhe Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në teren dhe janë bashkangjitur ekipeve nga institucionet e përfshira në këtë operacion.

Ekipet policore, inspektorët farmaceutik dhe ekipet nga dogana kanë bërë numërimin e llojit të produkteve të barnave nga ku ka rezultuar se janë sekuestruar 598 lloje të produkteve, kurse sasia e barnave brenda një produkti është më e madhe dhe ka mbetur të numërohen dhe evidentohen nga njësitet përkatëse.

Në polici, janë shoqëruar dy persona të dyshuar, pronarë të barnatoreve, të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatit të tyre mbrojtës, ndaj tyre janë iniciuar rastet: ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar” dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë. /2LONLINE/

Etiketa:‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar” arrestohen Policia shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Arrestohet për veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

24 Mars, 2023

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

24 Mars, 2023

Aktivitetet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri

24 Mars, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 18 patentë shofer

24 Mars, 2023

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për përfshirje në një rast të ,”Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’’

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com