DYLON

Angazhime policore për të rritur sigurinë në trafik

Angazhime policore për të rritur sigurinë në trafik
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Komandanti i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor Gjilan, Kapiten Sanije Kçiku me staf në vazhdën e implementimit të projektit ,, Parandalimi i aksidenteve  dhe sensibilizimi i pjesëmarrësve në trafikun rrugor’’  me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve të trafikut, në vazhdimësi janë duke ndërmarr aktivitete dhe masa në zbatim të ligjit në fushën e trafikut rrugor.

Gjatë kësaj jave janë realizuar takime me Drejtor të Drejtorive të Shërbimeve Publike dhe Drejtorët e Inspekcionit në komunat Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë. Qëllim i këtyre takimeve ka qenë në ngritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve në rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe kontribuimit në ngritjen e vigjilencës në përmbajtje të dispozitave ligjore nga ana e pjesëmarrësve në trafik, për të garantuar një siguri më të madhe dhe shmangie të aksidenteve rrugore, në veçanti të atyre me pasoja fatale.  

EkoHigjiena

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.