“Klubi jonë FC Drita ju njofton që ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit Ilir Mustafa”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas.
Ilir Mustafa nga sezoni 2015/16 është pjesë e Superligës së Kosovës ku ka luajtur për ekipe si Liria ,Dukagjini dhe së fundmi Malisheva.
Iliri ka luajtur edhe jashtë kampionatit kosovar ku në sezonin 2020/21 ka luajtur në Ligën e Parë të Turqisë.
“Mustafa do të jetë një forcë shtesë për sezonin e ri dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme deri në qershor 2026. Mirë se vjen Ilir”, thuhet në njoftimin e FC Drita. /2LONLINE/