Shkruan: Flamur Hyseni
Njeriu është në burg për arsye se ka një vendim të drejtësisë për te. Me vendim është përcaktuar një dënim. Dënimi është meritor për veprën e kryer. Vepra e kryer nëse juridikisht është e sanksionuar, Kodi Penal e përcakton vepër penale.
Pse duhet të merremi me të burgosurin?
Pse duhet të merremi me familjen e tij?
A ka njeri në burg që nuk e mendon ikjen nga liria e burgut?
Nëse ka shtet, ka drejtësi, prandaj ka edhe burg. Ikja nga burgu ndodh. Arsyetimi për ikje nga burgu nuk kryen punë.
I burgosuri, Faton Hajrizi, ka qenë shtetas i Republikës së Kosovës. Për kryerjen e veprës penale ka qenë i dënuar. Është përgjegjësi e institucioneve shtetërore trajtimi i të burgosurit. Askush nuk mund të ndëshkohet, keqtrajtohet, persekutohet, e të tjera forma denigruese, përveç se të marrë dënimin e merituar për veprën penale të kryer. Fatoni, e ka marrë dënimin e merituar në moshën e papjekurisë. Fatoni e kishte të drejtën për dinjitet. Fatoni është rritur në burg. Ka mbajtur shumë vite burg. Ka ikur disa here nga burgu, madje “sa herë ka dashtë”. Flitet se ka ikur nga burgu 9 herë. Para se të akuzohet dhe të fajësohet për ikjet e tij nga liria e burgut, Fatoni, duhet të zhvillohen hetime sesi ka arritur të ikë nga burgu “sa here ka dashtë”, 9 herë.
Mungesë e madhe e dijes është deklarimi se, Fatoni, ka qenë kriminel. Ndërsa, i burgosuri ka qenë duke e mbajtur dënimin me burg qe mbi 17 vite. Mbeti pa i mbajë edhe rreth 8 vite burg.
A merre përgjegjësi dikush pse Fatoni nuk është risocializuar dhe riedukuar?
Kur Fatoni iku nga liria e burgut me shpresën se ka për ta gjetur lirinë në burgun e madhe të lirisë, Fatonin e gjeti dënimi me vdekje padrejtësisht, që ia pamundësoi kryerjen e dënimit që e kishte në emër të popullit. Dallimi i “dënimit me vdekje” nga dënimi me burg është se, Fatoni, dënimin e parë me burg e kishte në emër të popullit, edhe pse zyrtarët e shtetit të vetë e kualifikuan si kriminel, ndërsa, kur e morri dënimin me vdekje nga zyrtarët e shtetit serb, prej bashkëkombëseve po kualifikohet si patriot.
Shteti për gjithë këto vite të mbajtjes së Fatonit në burg ka shpenzuar shumë dhe e kishte për obligim ligjor, Fatonin, ta kthej shëndosh dhe mirë në lirinë e burgut të madhe, të riedukuar dhe të risocializuar.
Fatoni, i mbeti obligim drejtësisë për dënimin që e kishte marrë në emër të popullit dhe nuk e kreu pjesën e mbetur të dënimit me burg, ndërsa, personi (personat, shteti) që nga jashtë ja hapi derën e burgut “sa herë ka dashtë”, 9 herë, nuk ja mbrojti jetën Fatonit.
Shteti, e ka për obligim ta mbroj jetën e secilit të burgosur. /2LONLINE/