Iker Casillas thuhet se do të jetë rival i Luis Rubiales në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Federatës së Futbollit Spanjoll (RFEF).
Ish-portieri i Real Madridit, i cili aktualisht është në Porto do t’i jepte fund karrierës së tij futbollistike nëse ai bëhet presidenti i RFEF.
Sipas mediumit El Larguero, Casillas tashmë ia ka komunikuar vendimin e tij Këshillit Kombëtar të Sportit, përcjell telegrafi. Siç raportuan mediumet, Cope dhe Radio Marca një muaj më parë, spanjolli po mendonte për mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.
Në një sondazh të realizuar nga gazeta Marca, 94 për qind e tifozëve treguan mbështetjen e tyre për kandidaturën hipotetike të Casillasit.