DYLON

Ministri i Mbrojtjes priti në vizitë ambasadorin e Republikës së Turqisë

Ministri i Mbrojtjes priti në vizitë ambasadorin e Republikës së Turqisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Anton Quni, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çagri Sakar.

Me këtë rast, ministri Quni e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën e tij. Ai, gjithashtu, shprehu falënderimin për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.

Ministri Quni shprehu besimin e plotë se bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë do të intensifikohen edhe më tej në funksion të arritjes së objektivit për arritjen e aftësive dhe kapaciteteve të plota të FSK-së, për të mundësuar kështu ofrimin e kontributit të Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global, në operacione paqeruajtëse krahas vendeve partnere në mesin e të cilave është edhe Turqia.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ambasadori Çagri Sakar e falënderoi ministrin Quni për pritjen dhe i uroi detyrën e re, si dhe premtoi se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saja.

Gjatë takimit, ministri Quni u shoqërua nga shefi i Kabinetit Jashar Ramadani dhe këshilltari ushtarak, koloneli Hamdi Pollomi, kurse ambasadori Sakar u shoqërua nga atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, koloneli Ismail Ersoz.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.