Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se mund të ketë sërish vërshime ditëve në vijim, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.
Njoftimi:
Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.
Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.
Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.
Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike. /2LONLINE.com/