DYLON

KKMSH: Vitia me 38 raste aktive të qytetarëve të prekur me COVID-19

KKMSH:  Vitia me 38 raste aktive të qytetarëve të prekur me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH),  ka mbajtur sot takimin e rregullt,  ku është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë.

Ky takim është kryesuar nga zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili  bëri me dije se deri me tani në këtë komunë janë 38 raste aktive të qytetarëve të prekur me COVID-19 ku nga ta 7 janë të hospitalizuar.

EkoHigjiena

Ai kërkoi nga të gjithë partitë politike që  mundësisht në këtë kohë të fushatës të ndjekin rekomandimet e IKSHP-së për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili ka folur edhe për angazhimet e zyrtarëve policor në këtë kohë të pandemisë por edhe të fushatës zgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai ka folur edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë duke e cilësuar atë sit ë qetë përpos rastit të fundit me sulmit me thikë të nxënësve.

Kurse Hanife Jonuzi, Drejtoresh e Shëndetësisë në Viti bëri me dije se grumbullimet e shumta në tubimet politike gjatë fushatës mund të ndikojnë në rritjen e numrit të infektuarave prandaj kërkoj kujdes të shtuar. 

Basri Aliu, Drejtor I Arsimit në Viti  bëri me dije se 2 mësimdhënës janë të prekur nga virusi COVID-19 kurse dy të tjerë janë në vetizolim shkaku I anëtarëve të familjes që janë të prekur me virus.

Ndërkaq rreth sigurimit të pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë ka folur Ajet Salllahu, drejtor komunal në Viti./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.