Drejtoria rajonale e Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan vazhdon pa ndërprerë marrjen e veprimeve ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje në rrugë dhe me këtë rrezikojnë veten dhe të tjerët, thotë zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.
Bazuar në bashkëpunimin me qytetar ku përmes një video incizimi të dërguar në adresën zyrtare të policisë është identifikuar vozitësi i cili bënë tërheqjen e motoçikletës, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik , menjëherë janë marrë masa ligjore ku është identifikuar kundërvajtës i dhe ndaj tij në bazë të ligjit 05/L-088 mbi komunikacioni rrugor i është shqiptuar gjoba kundërvajtëse.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë shenjat dhe rregullat gjatë vozitjes në të kundërtën do të përballen me ligjet në fuqi të trafikut rrugor”, thotë zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Ismet Hashani. /2LONLINE/