DYLON

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me teknologji bashkëkohore të informatikës

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me teknologji bashkëkohore të informatikës
Avatar photo Redaksia

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan vazhdon të marrë pamjen e një institucioni modern të arsimit, duke u pajisur me teknologjinë më bashkëkohore.

Së fundi, ky institucion i dijes është pajisur me 17 loptopë të gjeneratës më të fundit, 10 tabletë, 2 Personal Computer desktopë dhe 2 ekrane.

EkoHigjiena

Të gjitha këto pajisje janë dhuratë nga KEC, përmes programit ASSET nga USAID-i. Gjimnazi Natyror “XHavit Ahmeti” nga Gjilani është treguar një partner i besueshëm i këtyre programeve, andaj siç thekson Pajtim Vela, mësimdhënës i Teknologjisë Informatike dhe Kompjuterëve, tashti kur jemi në përfundim të programit katërvjeçar të ASSET shkolla e jonë sërish është shpërblyer në formë mbështetës për rezultatet, punën dhe angazhimin e shkollës.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, thekson se këto pajisje janë shumë të mirëseardhura në kompletimin e kabineteve të tjerë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”. “Shkolla e jonë ka gjetur partnerë të besueshëm, kurse ne me punën dhe angazhimin tonë e kemi fituar besimin e tyre”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa. /2LONLINE/