Policia në rajonin e Gjilanit me 10 gusht 2021 ka pranuar dëshmi lidhur me një kundërvajtje në trafik.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se menjëherë janë ndërmarrë masat dhe veprimet policore që kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik.
Në bazë të dëshmive, shihet qartë tejkalimi në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, transmeton 2LONLINE.com.
“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore”, ka thënë zëdhënësi ismet Hashani. /2LONLINE.com/.