Sa fillon të shkruash për personalitete që bënë shumë për çështjen shqiptare, për përpjekjet e tyre të vazhdueshme, për konsekuencën në luftë për liri, për jetën e rëndë në burgjet jugosllave, për ilegalitetin e thellë, për vitet e rënda në angazhimet konkrete kur një jugosllavi ishte e tëra kundër shqiptarëve, padyshim se është vështirë të përshkruash dhe të paraqesësh volumin e angazhimit të disa figurave që ishin emblematike dhe frymëzues për kohët e mëvonshme dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shkruan: Izmi Zeka
Nëse historia ia ka borxh pasqyrimin ideal, ndikimin e tij dhe përfaqësimit në trevat shqiptare Rexhep Mala është njëri ndër idealistët dhe formuluesit e idesë shtetërore. Deri në rënien e tij, Rexhep Mala, apo njeriu që kishte vetëm një rrugë; çlirimi kombëtar pavarësisht çmimit që duhet paguar, nuk u ndal asnjëherë.
Krahasimi i tij në historinë tonë më të re, është i pakrahasueshëm për jetën, zhvillimin, intelektualitetin, idenë e qartë, përgatitjen apo nivelin e njohjes dhe aftësinë e kapërcimit mbi pengesat. që dukeshin të pakalueshme por të arritshme.
Është shkruar në forma të ndryshme herë me kompetencë profesionale e herë nga vullneti për të pasqyruar figurën, që nganjëherë duket mitike megjithatë ende nuk është futur në thellësinë e mendimit të tij politik, intelektual e kombëtar pothuajse asnjëri.
Për ti dhënë një pasqyrim real se si Rexhep Malaj përjetoi burgjet famëkeqe Jugosllave do të mundohem të analizoj librin me kujtime nga burgu, siç është titulluar “Qëndresa”
Në parathënien e këtij libri, siç autori e ka quajtur “Disa fjalë për jetën e furtunshme të shokut Rexhë Malaj”, autori i bënë një vështrim jetës dhe veprimtarisë politike e atdhetare të Rexhep Malës. Ai përshkruan jetën e tij që nga lindja e deri në rënien e tij së bashku me Nuhi Berishën
Autori thekson: ”në disa aksione që u ndërmorën në nëntor 1973 dhe gjatë vitit 1974, Rexhep Malaj u dallua për gjakftohtësi, këmbëngulje dhe udhëheqje të suksesshme të tyre” për të vazhduar më tutje”mëngjesi i 24 dhjetorit 1974 e gjeti Prishtinën të stolisur me trakte e parulla. ishte ky një ndër aksionet më të mëdha që ishin ndërmarrë ato vite e që te krerët kuisling të Kosovës kishte ngjallur një panik të madh. Autori i parathënies mundohet që në mënyrë të saktë të paraqes hapat konkret te Rexhep Malës në këto vite dhe efektin që kishin në këtë kohë traktet dhe zhurmën apo frikën që e kishin njerëzit e pushtetit krahinor po ashtu edhe jugosllav. Shihet se autori, në bazë të parathënies, ka njohuri rreth politikave të kohës por edhe të zhvillimeve që ndodhnin përtej politikës zyrtare të Kosovës e më gjerë.
Ai po ashtu shkruan edhe për burgosjen e Rexhep Malës më 23 maj 1975, torturat çnjerëzore etj.. Në një pasus, ai thekson për qëndrimin e Rexhep Malës para xhelatëve e tradhtarëve: “Gjatë hetimeve ai u mbajt në burgun e Prishtinës, ndërsa më vonë e çuan në Mitrovicë, prej aty e transferuan në Idrizovë të Maqedonisë. Si para torturave më mizore që ushtruan mbi të xhelatët e UDB-së në hetime, po ashtu edhe në ndëshkimore, shoku Rexhep qëndroi i patundur, ai nuk u gjunjëzua as në çastet më të vështira. Kjo është vetëm një pjesë që në parathënje paraqitet se si Rexhep Malaj qëndroi përball torturave çnjerëzore, që bënin njerëzit e sigurimit shtetëror dhe aparati i tërë i Jugosllavisë mbi të burgosurit shqiptar.
“Para së gjithash po ju them se ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë e ju hetuesit serbë jeni kriminelë dhe do të dënoheni herë do kur, në gjyqin e popullit! Gjithashtu po ju them se Kosova do të çlirohet dhe do të bashkohet me Shqipërinë!” shkruan Rexhep Mala.
Sherafedin Berisha për gjykimin e intelektualëve patriotë, në vitet 1975 – 1976 ku bënte pjesë edhe Rexhep Mala shkruan “Dihet mirëfilli se nga maji deri në tetor 1975 regjimi i egër titist ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh në Kosovë dhe me këtë rast u burgosën dhjetëra intelektualë patriotë, dhe në mesin e tyre ishte edhe simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi. Demaçi u arrestua me 6 tetor 1975 dhe kjo ishte burgosja e tretë e tij. Në organizimin e burgosjeve, hetimeve dhe në fund të procesit gjyqësor, kanë marrë pjesë të gjitha strukturat e pushtetit në Kosovë, duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste të Kosovës e deri te mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe / TV-të dhe gazetat), që ishin vënë plotësisht në shërbim të UDB-së.
Në këtë proces kundër djalërisë atdhetare drejtpërdrejtë morën pjesë:
1. Fadil Hoxha, zyrtar i lart i LKJ-së
2. Mahmut Bakalli, kryetar i Komitetit të LKK-së
3. Mehmet Shoshi, sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës;
4. Hasan Mehmeti, kryeshef i Sigurimit shtetëror (UDB-së) në Prishtinë;
5.Nazmi Juniku, sekretar Krahinor i Jurisprudencës dhe Administratës së Përgjithshme
6. Durak Jasharaj, gjykatës hetues;
7. Halil Kelmendi, prokuror publik;
8. Durmish Koçinaj, kryetar i trupit gjykues;
9. Shefqet Bytyqi, gjykatës;
10. Fehmi Gashi, gjyqtar porot;
11. Mileva Grujiqi, gjyqtare porot;
12. Hasan Berisha, gjyqtar porot;
13. Nazmije Krasniqi, procesmbajtëse në gjykim;
14. Fahredin Gunga, kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës;
15. Ali Olloni, gazetar i ”Zërit të rinisë”
16. Isak Hasani, gazetar i “Rilindjes”
Dhe jo rastësisht përmenda njerëzit që kanë punuar dhe janë angazhuar për të dënuar intelektualet dhe patriotët shqiptarë të cilët punonin për çështjen kombëtare por edhe për perspektivën evropiane të shqiptarëve. Shikuar nga këndi kohor del se shqiptarët e asaj kohe të brumosur me patriotizmin jugosllav dënonin dhe sakatonin djalërinë shqiptare, vetëm pse kërkonin të drejtat e tyre legjitime.
Nga ky rezon gjeneratat e sotme duhet të dinë për të gjithë ata të cilët i shërbyen një pushteti tëhuaj por edhe të cilët dënuan pamëshirshëm rininë tonë dhe djalërinë Kosovare.
Në këtë kontekst askush më mirë nuk e paraqet gjendjen në burgjet jugosllave, torturat që u bëheshin , por edhe dënimet drakonike që u jepeshin shqiptarëve se sa Rexhep Mala.
Rexhep Mala ishte konsekuent në qëndrimet e tij dhe i pakompromis ndaj armikut apo qartësuar më thjesht ndaj pushtetit Jugosllavë që shtypte shqiptarët në mënyrë të pamëshirshme
I burgosuri i viteve 70/80 vendosi hapat e një lëvizje gjithëkombëtare së bashku me Ilmi Ramadanin, Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin dhe Kadri Zekën. Autori i parathënies, Gëzim Vranina sipas të gjitha gjasave,është pseudonimi i tij, sepse libri me kujtime kur u botua ishte kohë e pakohë dhe Kosova ende qëndronte e pushtuar nga Serbia, andaj edhe unë e paraqita po me këtë emër për të ruajtur kohën dhe për të treguar, apo për të parë se çfarë gjendje ka qenë aso kohe dhe se për çfarë mund të dënoheshe apo edhe të ndiqej kudo që ishe.
Në këtë parathënie ndër të tjera shkruhet “Është e ditur se djemtë e popullit nuk vdesin kurrë, ata edhe kur të prehin trupin, gjithsesi të gjakosur nga plumbat dhe shpirtin e tyre të shqetësuar në tokën mëmë, vazhdojnë të jetojnë në kujtimet e shumta, që kanë lënë e që ne u themi gjurmë në kohë, të cilës ata me mendimet e veprimet e veta, arrijnë t’ia japin nuancat e mendjes së tyre të ndritur dhe të shpirtit të madh kryengritës. Po kështu ndodhi edhe me shokun Rexhep Mala, njërin prej bijve më të mëdhenj që lindi populli ynë në këtë gjysmëshekulli, i cili. jo vetëm me jetën e tij të furtunshme, jo vetëm me vdekjen e rrufeshme, por edhe me penën e tij, arriti ti sfidoj armiqtë e përbetuar, pushtuesit, reaksionin përgjithësisht”
Autori i parathënies, paraqet tri komponentë të rëndësishme për Rexhep Malën, e që në disa raste nuk janë përmendur apo janë përmendur por shkarazi.
Komponenti e parë ishte angazhimi i tij deri në flijim
Komponenti e dytë kishte të bënte me qëndrimin e ti në burgjet jugosllave dhe i pathyeshëm dhe komponenti e tretë, e që e formëson pikturën e Rexhep Malës,ështën grittja dhe niveli i tij intelektual, që për kohën dhe mënyrën e veprimit paraqet filozofine akademike në shërbim të atdheut, apo qartazi shqiptarëve kudo që jetonin.
Gjykimi që ishte bërë për intelektualët e në mesin e tyre edhe Rexhep Mala ishte përballje me padrejtësinë por edhe me torturat çnjerëzore që i bënin UDB-ashet shqiptarë. Më ekzakt këta njerëz të profilit të shërbëtorit Jugosllav i paraqet Sheradin Berisha në jetën dhe veprimtarin e Rexhep Malës si në vijim:
“Hetimet torturuese në këtë proces të montuar politik i kanë kryer këta udbash:
1. Jusuf Karakushi
2. Pavle Jelisaviq
3. Mehmet Haskaj
4. Ibush Kllokoqi
5. Drago Dragojeviq
6. Muharrem Dana
7. Sllobodan Mijoviq
8. Asllan Sllamniku
9. Shefqet Hashani
10. Bafti Jakupi,
11. Svetisllav Dollasheviqi
12. Zenun Shala
13. Naip Hoxha
14. Refik Tashi
15. Metush Sadiku
16. Zejnullah Shala
17. Hasan Mehmeti
18. Shefqet Obria
19. Faik Nura
20. Rajko Çalloviqi
21. Metë Kuqi
22. Ramçe nga Prizreni ….etj”
Jo rastësisht i përmenda apo edhe citova me emra për të ditur opinion i gjerë për ata njerëz që pamëshirshëm dërmuan intelektualët dhe patriotët shqiptarë gjatë viteve 75/76 e më tutje.
Rexhep Mala kaloi burgjeve të rënda ku arrin në mënyrë kronologjike të paraqes jetën dhe të bëjë përshkrimin e ngjarjeve të rënda të ballafaqimit me politikën e egër.
Brenda katër mureve të burgjeve jugosllave, në ditarin e ti ai shkruan: “Një polic, që të nesërmen do të mësoja që është hetuesi im kryesor, kur hyri brenda më pyeti:”Ti je Shpëtim Guri a?” Po i thash. Duke u zgërdhirë si qen më tha: ”nëna në shtëpie bën miellin bukë, e ne këtu e bëjmë bukën miell!” Qeshi me fjalët e veta si i marrë dhe iku. Mu kujtuan fytyrat e gestapos hitleriane që kisha parë në filma. Kurrfarë dallimi nuk kishin prej tyre kriminelët e UDB-së. Siç mësova më vonë, ky ishte gjakpirësi Asllan Sllamniku.
Ishte dita e parë e burgosjes së Rexhës. Trajtimi që bënë Rexhep Mala, në librin “Qëndresa” torturat dhe presioni, ishin më shumë se luftë e kryqëzatave apo edhe kampeve gjermane.
Në këtë shfryrje zakonisht merrnin pjesë shqiptarët të cilët punonin për një pushtet të huaj dhe nuk dinin për asgjë qoftë as edhe për zotin që ekziston. Rexhepi katërçipërisht jep pasqyre reale përmes qëndrimit të tij refleksionet për të burgosurit shqiptarë dhe trajtimin që u bëhej atyre në burgjet e ndryshme famëkeqe të Jugosllavisë. Leximi i përjetimeve të Rexhës në burgjet jugosllave dekonspiron por edhe i jep formë edhe përmbajtje represionit por në të njëjtën kohë edhe qëndresës së tyre përball bishave të egra.
Jo rastësisht Rexhep Mala shquhet si njëri prej të burgosurve të çeliktë të pasluftës së Dytë Botërore nëpër kazamatet jugosllave. Arrin të shpjegojë në mënyrë analitike përmes përjetimit të tij, një sistem i cili qëndronte i mbështetur mbi dhunën dhe forcën, si mjet për zgjidhjen e çështjeve të caktuara.
Burgosja e Rexhepit nuk ishte rastësi, ku ndër të tjera shkruan: ”Rashë në sy që nga bankat e shkollës fillore si liridashës, sepse doja popullin tim, historinë e tij të lavdishme, sepse doja Kosovën time dhe simpatizoja me gjithë shpirt Shqipërinë. Dhe u mjaftoi kjo të më fusin në burg”
Nga rezoni i sotëm është çmenduri çfarë është bërë mbi popullin shqiptarë, kurse nga rezoni i kohës për politikat shfarosëse ishte krejt normale ky funksionim apo edhe humbja e të drejtës për jetë dhe për të qenë i lirë. Rexhepi paraqet simbolin e pasluftës së dytë botërore që shikuar nga këndi historik, kapërcen kohërat, duke u vetëflijuar për të tjerët dhe të ardhmen e shqiptarëve kudo.
Ishte i pajisur me njohuri atdhetare dhe intelektuale, njohuri këto që e bënë edhe më të fuqishëm në filozofinë që i kishte shtruar vetës dhe idesë së shtetit. Prandaj edhe qëndrimi i tij në burg, s’ka se si të mos ngjasoj në filozofi të ngritjes edhe atëherë kur rreziku ishte përtej normales. I ngjasonte luftës së mbijetesës kolektive e historike.
Për të parë dhe vërtetuar se si Rexhep Mala ishte brumosur në rrugën e nisur, shkruan edhe Ramadan S. Latifaj.
“Pa dyshim se Rexhep Mala ishte njeri ndër trimat më të mëdhenj Kosovarë, që pas LDB-së i parapriu luftës së armatosur të popullit shqiptar të Kosovës për çlirim nga armiku shekullor serbo-sllav. Andaj Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Tahir Meha, Afrim Zhitija e Fahri Fazliu, Ali Ajeti e Bajram Bahtiri e shumë të tjerë, u shndërruan në një ushtri të madhe,më të pjekur e më të organizuar, e cila do të behet realitet vite më vonë, me çka edhe gjaku i tyre, bashke me amanetin që patën ,sikur do të përmbushet në një masë nga shokët e tyre të idealit”.
Për të vazhduar më tutje ku thekson se:
“Në dosjet e SPB-së te Kosovës cekët qartë se Rexhep Mala ishte ndër te burgosurit më të pathyer, i cili më së gjati kishte mbajtur grevë uri. Megjithëkëtë ai arrin që edhe pse në kushte të vështira, të shkruaj ditarin nga burgu “Kujtime nga Burgu”, ku paraqet jetën shumë të vështirë dhe torturat më çnjerëzore mesjetare të UDB-së, që ishin përdorur e ushtruar kundër tij”.
Pas Luftës së Dytë Botërorë në të gjitha dokumentet dhe artikujt e shkruar,miqtë, bashkëvuajtësit kanë një të përbashkët për qëndrimin e Rexhep Malës nëpër burgjet jugosllave.”Qëndroj përballë kriminelëve të egër, që mund të thuhet i veçantë në përballje me ta. Asnjë fjalë nuk nxorën nga goja e tij për organizimin dhe përpjekjet për çlirim”.
Organizimi ilegal dhe veprimtaria atdhetare prej viteve 70 e këtej e Rexhepit llogaritët ndër organizimet më funksionale, intelektuale por edhe me jetëgjatsi të funksionimit të përpjekjeve ilegale për liri pas Luftës së Dytë Botërorë. Organizmi me në krye Mehmet Hajrizin, Hydajet Hysenin,Kadri Zeken, Gani Sylën, Ismajl Sylën, Bejtullah Tahirin, Nazmi Hoxhën, Berat Luzhën e shumë të tjerë, paraqesin plejadën më të rëndësishme dhe më të organizuar në trevat shqiptare.
Në librin “Qëndresa” Rexhep Mala shkruan: “Burgu i Prishtinës është një ndër burgjet më famëkeqe që kam parë dhe, njëmend vështirë të besohet se në Evropën e qytetëruar mund të ketë labirinte të tilla. Pamja e tij do të tmerronte opinionin. Mjafton ta shikojë dikush këtë qymez udbesk, për të kuptuar në esencë politikën diskriminuese shfarosëse serbomadhe në Kosovë”.
Nuk duhet shumë për të analizuar këtë përshkrim të Rexhës. Mjafton të lexosh dhe të shohësh se në çfarë mënyre ishte trajtimi i të burgosurve shqiptarë.
Fjalë në promovim të librit “Nga Grupi Revolucionar të Fronti i Republikës”, Mehmet Hajrizi shkruan: “Publikimi i librit, tani në kohë lirie dhe në rrethana krejt të tjera historike për kombin tonë, vjen në këtë janar si një dhuratë lexuesve dhe nderim me pietet për të rënët e kësaj organizate të Lëvizjes sonë Kombëtare, Kadri Zeka, vrarë bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën në mërgim, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, Naser Hajrizi e Asllan Pireva, Bajram Bahtiri e Zija Shemsiu, Afrim Zhitia, i rënë bashkë me FahriFazliun me armë në dorë, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, e cila u flijua bashkë me të shoqin, Fehmi Lladrovci në rezistencë kundër forcave pushtuese serbe, Isa Kastrati e Abdullah Tahiri dhe Hafir Shala e Avdil e Gafurr Luma. Këto dokumente dhe materiale botohen edhe në vigjilje të 34-vjetorit të Kryengritjes së vitit 1981 në Kosovë”.
E përmenda këtë fjalë rasti për të shkoqitur pamjen dhe luftën titanike të Rexhës dhe organizimit që i përkiste apo thënë më qartë për lexuesin tonë, ishte themelues i saj, prej së cilës dolën ideologët kryesor, deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rexhep Malaj, duhet të trajtohet në shumë kënde për të njohur figurën e tij, e cila vlerësoj se mund të përkufizohet si vijon.
Rexhep Mala themelues dhe organizator i grupit revolucionar.
Rexhep Mala, intelektual dhe politikan i kohës.
Rexhep Mala ideatori i luftës guerile në Kosovë
Rexhep Mala vazhdues i rilindësve dhe
Rexhep Mala vetë ideja e një shteti të shqiptarëve në Ballkan.
Në gjykimin e vitit 1976, para Gjyqit të Qarkut të Prishtinës, ku po gjykohej Adem Demaçi, Rexhep Malaj dhe 17 veprimtarë të tjerë, që e udhëhiqte gjykatësi Durmish Koçinaj, për çka vullnetarisht ishte paraqitur që ta udhëhiqte këtë proces gjyqësor, do të zhvillohet ky dialog në mes gjykatësit dhe Rexhep Mala, përkitazi me një telegram që tre shokë, në mesin e tyre edhe Rexhep Malaj, ia kishin dërguar udhëheqjes së Shqipërisë para se ata të burgoseshin.
“A keni shprehur admirim ndaj Shqipërisë dhe udhëheqjes së sajë, në këtë telegram?!” – e pyet gjykatësi.
– “Kemi shprehur, shprehim dhe do të shprehim tërë jetën admirim ndaj atdheut tonë të shtrenjtë, Shqipërisë, dhe udhëheqjes së saj!!” – përgjigjet Rexhep Malaj, duke u ngritur në këmbë me grushtin lartë. S.N
Nëna Shqipëri ishte adresa dhe ideali nga edhe s’mund të lëvizej. Andaj edhe në gjykim, Rexha nuk heziton të shprehë atdhedashurinë që kishte për shtetin shqiptarë.
Në punimin shkencor Gazeta “ZËRI I KOSOVËS” dhe roli i saj patriotik, të autores Prof.dr.Sabile Keçmezi-Basha theksohet:
Si vazhdimësi e grupeve të mëhershme ilegale patriotike shqiptare në Kosovë ishte edhe Organizata patriotike ilegale “Grupi Revolucionar”, që u formua në vitin 1972. Në aktgjykimin e anëtarëve të grupit nuk thuhet se me cilën datë është formuar organizata, por, dihet me saktësi se organizata u formua nga patriotë të njohur të jetës ilegale. Po shënojë renditjen sipas përgjegjësisë dhe në harkun kohor 73-82 të anëtarëve të Komitetit Drejtues të Organizatës. Kadri Osmani (73-74); Mehmet Hajrizi (73-82); Xhafer Shatri (73-74); BinakUlaj (73-74); FerizSeferaj (73-74); Gani Sylaj (74-79); Hydajet Hyseni (74-82); Kadri Zeka (75-82); Sherafedin Berisha (75-77); Jakup Krasniqi (80-82); Berat Luzha (80-82); Bejtullah Tahiri (81); Nezir Myrtaj (81-82); Basri Musmurati (81).
Grupi Revolucionar kishte formuar si pjesë të vetën organizative një komitet të studentëve në pranverën e vitit 1974 në përbërje: Xhafer Shatri – përgjegjës, dhe anëtarët Rexhep Malaj (zëvendës), Gani Sylaj, Hydajet Hyseni dhe Ilmi Ramadani.
Pra edhe nga ky punim shihet qartë, se veprimet organizative dhe politike, në harkun kohor prej vitit 1972 e këtej ishin të lidhura ngushtë me veprimtarin e simbolit të qëndresë Rexhep Mala.
Autorja Sabile Keqmezi në këtë punim arrin që të shpërfaq organizimin e këtij grupi duke u mbështetur në fakte, dokumente dhe arkiva shtetërore.
Rexha ishte shembulli i një politike reale që për kohën dhe vitet ishte mjaftë e vështirë dhe shtrirja e saj, paraqiste rreziqe tepër të mëdha. Në këtë kostelacion të forcave në njërën anë regjimi serb dhe në anën tjetër pushteti krahinor, bënte shtypjen e egër dhe diskriminimin e pashoq ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Në këtë prizëm edhe veprimtaria e Rexhep Malës me shokë, paraqet rrugën tepër të vështirë dhe me plotë rreziqe për jetën e tij dhe të familjes.
Mehmetali Rexhepi, një studiues i mirëfilltë në promovimin e librit
“REXHEP MALA – ANTEU I LËVIZJES ILEGALE”, Prishtinë, 2007 , të Selatin Novosella përveç të tjerave shkruan:
Rexhep Mala nuk ishte i prirë për aventura. Format e luftës guerile që përuronte, për indiferentët e pangjyrë dhe të përgjumurit e përjetshëm, për kokat me ndërgjegje të papastër, ishin aventura të rrezikshme.
“Aventurës” së përgjakshme me pushtuesit, rrjedha dialektike e ngjarjeve i dha të drejtë.
Një pasqyrim i qartë i luftës së Rexhës, që e ceka edhe më lartë, në kohën kur veproj, dukej krejt jo e natyrshme, nga ta që i shërbenin pushtuesit serbo sllav.
Me të drejt Mehmetali Rexhepi konstaton se Rexhës, koha i dha të drejt dhe veprimit e tij ishin të harmonizuar me vullnetin shpirtëror të shqiptarëve kudo.
E drejta për shtet, për të qenë i lirë, nuk ka kufij. Nga ky shikim, heroi i sotëm i përmbahet rregullave dialektike, që ishin universale për shoqëritë e civilizuara. Guerili i viteve 70- e këtej, përpjekjen për liri, e futë në sistemin urban, që më të drejtë shumë autorë e cilësojnë si njeriun që theu tabut dhe klishetë që kishte vendosur sistemi, dhe dukej i pathyeshëm. Andaj edhe me të drejtë edhe Selatin Novosella librin e tij e titullon “Anteu i lëvizjes ilegale”.
Në librin “Qëndresa”, Rexhep Mala mbulon arsyeshëm një pjesë të përpjekjeve të lëvizjes ilegale,pasqyrimin, torturat, këngët e herëpashershme, krenarin , qëndrimin para UDBA-shëve që shtruar në dimensionin historik, plotëson një pjesëtë asaj që ende edhe sot nuk ka pasqyrim real.
Edhe kur mbahet gjykimi i të burgosurve politik shqiptar nëvitin 1975 në krye me Adem Demaçin, Rexhep Mala, i jep kuptim dhe vërtetësi fjalimeve të shokëve,qëndrimin e tyre etj. Ai merr shembull qëndrimin e të riut gjatë qëndrimit në burgjet italiane Qemal Stafa dhe shton se ishte një shembull unik që me jepte forcë për tu sfiduar edhe para gjykatësve dhe për të mbrojtur kauzën tonë kombëtare. Për të argumentuar këtë ai shton “. Shpreha hapur mendimin para gjyqit, siç kisha shprehur edhe në polici para torturuesve mizorë. Fola për padrejtësitë që i janë bërë Kosovës duke e shkëputur me dhunë nga trungu amë,Shqipëria, fola për gjendjen e vështirë dhe të pabarabartë të shqiptarëve në Jugosllavi, për politikën shfarosëse e kolonialiste të Jugosllavinë ndaj Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptarë. Në fund u thash që se ndiej vetën fajtor as nuk po pendohem fare për botëkuptimet e mia politike.
Gjykimi i anteut ishte përballje me bishat ku fjalimi i Rexhës ishte mesazh,guxim, refleksion, optimizëm, e mbi të gjitha ishte, rrugë të cilën do ta ndiqte tërë jetën e tij deri në rënie e tij në kodrën e trimave.
Për Rexhën nuk kishte dy rrugë. Ai ishte ngritur mbi kohën, mbi rezonin politik të kohës, mbi këlshedrat e kohës, që shikuar nga këndi tani më historik, ndryshoi perceptimin e krijuar me vite se Kosova dhe shqiptarët do të duronin shtypjen përjetësisht. Gjyqi u kthye në arenë të mbrojtjes së kauzës kombëtare, u kthye në gjyq për ata që dënonin djemtë dhe intelektualët e kohës.
Dënimet ishte të rënda. Nëntë vjet burg të rëndë për Rexhën. Pran grilave rrinte njeriu që prishi baraspeshimin e shtetit “demokratik”duke e zhveshur deri në thellësi regjimin e egër serb dhe atë shqiptarë në Kosovë.
Për të parë se si I trajtonte pushteti krahinorë i asaj kohe intelektualët e burgosur në krye me Adem Demaçin, paraqesim deklarimet e dy zyrtarëve të lart krahinor:
Fadil HOXHA – ish-zyrtar i lartë i LKJ-së, pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demaçit dhe dhjetëra veprimtarëve të tjerë, do të deklarojë:”…Sa pretendentë e të pafytyrë! Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet, as lagjja e vet nuk i njeh,Veç për të keq e hajni”. (Rilindja, 23.12.1975, fq.5).SH.B
Po ashtu edhe Mahmut BAKALLI – kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LKJ-së, në një mbledhje në Kaçanik më 13 janar 1976, thotë: ”Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste, por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njejta. Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste – fashiste shqiptaromadhe, irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist. (…) Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin dënime shembullore”. (Rilindja, 14 janar 1976).SH.B
Kjo është vetëm një pjesë e argatëve të sistemit serbo sllavë që gjykonin pa gjyq të gjithë ata të cilët luftonin për republikë dhe barabarësi, si popujt tjerë të Evropës.
Po i kthehem përshkrimit të broshurës Qëndresa të Rexhep Malës për ta përmbyllur vështrimin dhe analizën sistemore të saj dhe për ti dhë përkufizim dimensionit politik, atdhetar dhe stoicizmit të tij në përballje me këlshedrat serbe.
Në broshurën e Rexhep Malës“Qëndresa” në përshkrimin e fundit, me shkrimin “Në burgjet famëkëqija Jugosllave” ai shton: ”Kishte të burgosur shqiptarë që ishin të sëmurë rëndë. Ndonjë kishte barkun përplot ulqera, por “mjekët” thoshin se ne ishim të aftë edhe për punë më të rënda fizike. Dhe natyrisht se punë të tilla na caktoheshin tamam si në kampet hitleriane të përqendrimit. Sa e sa vepra e tregime kisha lexuar për gjëra të tilla e tani të gjitha këto i përjetoja me kurrizin tim në Jugosllavinë titiste”.
Shqiptarët sipas Rexhep Malës llogariteshin vetëm numra e assesi qenie apo krijesa njerzore. As në kampet e Aushvicit nuk kishte tortura të tilla që shikuar nga sot mund të vijmë në përfundim se të burgosurit politik shqiptarë në kohën e Jugosllavinë ishin pjesë e shtypjes barbare dhe eksperimenteve që bënte shteti. Në këtë vijëzim edhe pse ishte një pushtet krahinor kinse që udhëheqje nga shqiptarët dhe sot thuren nga disa elozhe andej e këndej realiteti i pas viteve 45 ishte krejtësisht tjetër. Të gjitha këto edhe u demantuan me idealistët deri në përgatitjen e luftës së fundit të shqiptarëve të Kosovës e gjithë shqiptarëve. Në këtë kostelacion, përpjekjet e pjesës më vitale dhe idealistët e kohës, siç është shembulli i Rexhep Malës, i dhanë fund politikave diskriminuse,robërisë dhe kthjellën në shumicë idenë për shtet dhe pavarësi shtetërore.
Për ti dhënë qartësi edhe më me peshë qëndrimit në burgjet jugosllave, broshura ‘Qëndresa” e Rexhep Malës, ka edhe porosi në përfundimin e saj ku shton:” Në fund, thërras tërë opinionin progresiv ndërkombëtar, ti kundërvihet politikës terroriste jugosllave që ushtrohet kundër popullit liridashës shqiptarë në Jugosllavi. Ftoj organizatat politike dhe individët përparimtarë të të gjitha kontinenteve, që të përkrahin moralisht e materialisht Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës’.
Me intelektualitetin që kishte dhe vizionin për të ardhmen,Rexha përveç angazhimit konkret të shqiptarëve, ftonte edhe të tjerët, që ti bashkëngjiten luftës sonë. Ai e kishte të qartë se lufta ishte e pashmangshme dhe si e tillë duhej mbështetur nga të gjitha faktorët, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm ndërkombëtar. Nuk kishte ngurtësi politike as edhe ideologjike.
Andaj të rrallë janë dijetarët dhe ata të cilët luftojnë për çlirim kombëtar, që zgjidhjen e saj e shihnin përmes formave dialektike, e që kanë si bazë sensibilizimin e saj, përpjekjet titanike dhe angazhimin në një lëvizje gjithëpopullore për të arritur cakun.
Përfundimi i broshurës që ka vetem dy faqe e që në shikim të parë duket i shkurt, por aty përshkallëzohet arsyeja,qëllimi dhe vizioni që kishin të gjithë të burgosurit shqiptarë që gjendeshin nëpër kazamatë e Beogradit e që fuqishëm heroi i sotëm e përfundon librin me kujtime “Qëndresa”.
Burgu nuk ishte fundi i Rexhës por fillimi i një epoke të re në ballafaqim me padrejtësitë dhe egërsinë serbe.
Më 23 maj 1983 pas 8 vitesh vuajtje Rexha del nga burgu. Nuk e kishte thyer burgu as torturat shtazarake që u bënë mbi të dhe trupin e tij.
Kishte një ideal,një rrugë që priste ta vazhdonte. Kosova nuk kishte ndryshuar prej kohës së para burgut përveçse tani më burgjet Jugosllave ishin të mbushura me të burgosur politik anekënd.
E priste koha dhe momenti historik për ti dhënë kahe lëvizjes kombëtare shqiptare.
Ishte një moment, kur organizimi ilegal kishte pësuar tronditje dhe duhej të fillonte riorganizimi i strukturës së shkapërderdhur anekënd trojeve shqiptare.
Muaji maj ishte vetëm dalje nga burgu për Rexhën dhe përballje me realitetin e pandryshuar.
Asnjë minutë nuk do të humb kohë për të filluar angazhimin në luftën kundër pushtuesit serb. Bëhen bashkë me ideatorin e kohës Nuhi Berisha pikërsihtatëher kur kishte nevojë më shumë se kurrë lëvizja për një bashkëdyzim dhe hapërim në organizimin e lëvizjes ilegale në Kosovë.
Rexha nuk arrin as edhe të çmallet me familjen për të iu bashkuar radhëve të ilegales shqiptare.
Rexha e Nuhiu, arrijnë të bëjnë bashkë të gjithë pa dallim, brenda dhe jashtë. Furnizimin me material propagandistik dhe armë nga jashtë, e bëntë Zija Shemsiun tani dëshmorë i kombit.
Rexhepi tani ishte udhëheqësi i Lëvizjes për Republike Shqiptare në Jugosllavi,kurse Nuhiu, udhëheqësi i shtabit Operativ të Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi që përfaqësonin idetë e të rënëve,të gjeneratave dhe brezave të shumtë. Përgatitja e Rexhepit ishte kualitet i ri për organizimin ilegal në Kosovë,ku Nuhiu i cili për një kohë kishte bartur mbi supe peshë të rëndë tani këtë peshë e ndanin bashkërisht edhe me shumë shokë të tjerë.
U arrit që organizimi ilegal të ketë një qendër dhe atë në Prishtinë, ku drejtuesit saj kishin mishëruar idealet kombëtare me ardhmërinë e popullit. Burgosjet ishin të shpeshta e nganjëherë edhe preknin aty ku më së shumti dëmtohej lëvizja. Në vitin 1983 bie në burg Zija Shemsiu, Sami Kurteshi, Shaban Shemsiu,Fetah Shemsiu, Asllan Shemsiu, Taip Zeka e më parë ishte zënë edhe shoku i fëmijërisë dhe i idealeve të Nuhiut, Ahmet Isufi i cili dënohej me grupin e Albanikosit, që ishte grusht i fortë i përpjekjeve të udhëheqësve të luftës ilegale në Kosovë për lirin e Kosovës. Do të citoja një thënie të Hasan Prishtinës, ku ndër të tjera thotë”. Ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe Greqinë do të ishte e mundur vetëm mbas çlirimit dhe bashkimit kombëtar…” Kjo thënie mbase do të jetë e pranishme gjatë tërë jetës dhe përpjekjeve për liri te Rexhepi. Konceptualiteti i organizatës që përfaqësonte veprimin ilegal kishte një formësim të tejdukshëm në masat e gjëra.
Por në një mbrëmje të kobshme rrethohen në kodrën e trimave.
Ishte mbrëmje e 11 janarit të vitit 1984, kur Kosova më shumë se kurrë përballej me ekzistencën e saj. Dy figura që tani i përkasin historisë Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha , dy ideologët dhe vazhduesit e denjë të rrugës së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës u përballën me forcat policore të shtetit barbar Serb. Atë natë të 11 janarit, krismat nuk kishin të ndalur. Dy emra që i dhanë kuptimësinë luftës për çlirim kombëtar dhe frymëzues të gjeneratave të ardhshme deri te formimi i ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës. Ata ishin dy në luftë kundër okupimit klasik serb dhe jo vetëm kaq por ideja e tyre ishte përtej kohës dhe rezonit që mbretëronte aso kohe. Rexha e Nuhiu sikur Vojo Kushi në Tiranë e Perlat Rexhepi në Shkodër thyen mitin e një shteti të huaj e barbar siq ishte Serbia. Aty u luftua deri në mëngjesin e 12 janarit dhe trimat s’u dorëzuan dot. mëngjesi I kësaj dite i gjen dy viganët të kthyer në histori ,ne jetë, në liri e çka jo ata bënë çka nuk bëhet dhe nuk arrihet. Ata kthyen dinjitetin dhe i dhanë frymë luftës për çlirim kombëtar. Andaj ata ishin dy në një apo një në dy emra. Kjo është historia dhe vet jeta e tyre.
Mehmetali Rexhepi: Rexhep Mala – përuruesi i gueriles urbane në analizën e e librit të Selatin Novosella “REXHEP MALA – ANTEU I LËVIZJES ILEGALE”, Prishtinë, 2007
Shkruan:“…Barrën e rëndë të mëvetësimit, shkëputjes nga kthetrat jugosllave, duhej ta lëvizte ilegalja. Pikërisht Rexhep MALA do të jetë një nga promotorët e lëvizjes ilegale, që do të sistemohet në kategori… Kjo kategori sublimoiartikulues të denjë për vetëvendosje të shqiptarëve, si: Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Skender Kastrati, ZijahShemsiu, Kadri Zeka, Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Selatin Novosella, Fatmir Salihu, Nuhi Berisha, e tjerë. Pararoja e një shtresimi atdhetar, tashmë të profilizuar, i shqetësonte strukturat shtetërore të pushtuesve.
Pushtuesit, të alarmuar, kësaj kategorie veprimtarësh do t’i kurdiste burgosje, vrasje të fshehta e të hapëta. Rexhep MALA e Nuhi BERISHA me aktin e përballjes luftarake, shpërthyen ilegalen për t’i dhënë krah gueriles. Ata do t’ia ngrehin digën serisë së krimit të fshehur. Në “Kodrën e trimave”, tash në kodrën e nderit të tyre, dy, vetëm dy, me plumba e këngë përballë: qindra policë, me tërë arsenalin sulmues, shfryjnë tërbimin mbi dy guerilas! Ata bien me këngë në gojë si në legjenda!”
Autori i këtyre rreshtave vë në pah luftën e dy guerilëve të kohës dhe paarritshmërinë e të tjerëve që të kuptojnë rëndësinë e tyre në momentet e kthesave. Paarrtitshmërinë për tu qasur angazhimit në kohë dhe hapësirë dhe moskonceptimin e tyre nga të tjerët në dhe për rreth ngjarjeve që ishin interes kombëtar.
Fitim Rifati një historian i ri dhe me perspektiv në një kumtesë me titull: “Shkrime disonante në gazetën “Rilindja” mbi rënien e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në janar të vitit 1984” ndër të tjera shkruan:
“Rilindja” ishte organ i parë i shtypit në gjuhën shqipe në Kosovë, që pati një jetëgjatësi prej 45 vitesh. Një ditë pas luftës e rënies heroike të Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës në Prishtinë, më 11 e 12 janar të vitit 1984, Redaksia e kësaj gazete, në numrin e të premtes së 13 janarit, sipas kumtesës së gjykatësit hetues të Gjyqit të Qarkut të Prishtinës, Elez Hoxha, botoi një artikull të titulluar “Bënë vetëvrasje dy të arratisur”, në brendinë e të cilit shpalosej me përmbajtje alogjike e të deformuar rasti i Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës. Në këtë kumtesë, gjykatësi hetues nisi këtë përshkrim të ngjarjes me një profil të shkurtër biografik: “…Më datën 11 janar 1984, në orët e pasdites, shërbimi i sigurimit i KSA të Kosovës, pas konstatimit se ku fshihen, ndërmori masa arrestimi kundër Nuhi Berishës, i lindur më 3.X.1961 në fshatin Svircë, komuna e Kamenicës, ish-student i Fakultetit Juridik, i arratisur që nga dhjetori i vitit 1982 dhe Rexhep Malës, i lindur më 29.III.1951, në fshatin Hogosht, Komuna e Kamenicës, ish-dënuar politik, i arratisur që nga tetori i vitit 1983…”. Gjykatësi Hoxha e mbështeste aksionin policor me arsyetimin se ndaj tyre po zhvillohej procedurë penale “për vepër penale të bashkimit me qëllim të veprimtarisë armiqësore, sepse – sipas tij – i takonin organizatës armiqësore ilegale, e cila bëri një mori aksionesh armiqësore, futi në vend nga bota material propagandues, eksploziv e armë”.
Edhe shtypi I kohës por edhe gjykatësit në Kosovë i bënin shërbim pushtetit serbo sllav.
Ky përshkrim i gjykatësit hetues të Qarkut të Prishtinës Elez Hoxha ishte më shumë për të mbuluar veprimet e pushtetit të egër serb ndaj shqiptarëve që mendonin ndryshe dhe punonin për lirin e shqiptarëve Ideologët asnjëherë në histori nuk kanë bërë vetëvrasje por ishte më shumë për ti dhënë kahe tjetër luftës së pabarabartë në :Kodrën e trimave” dhe për të krijuar mjegull tek qytetarët e rëndomtë të Kosovës së robëruar për misionin që kishin idealistët në angazhimet e tyre politike e kombëtare. Nuk ishte e lehtë lufta dhe përpjekja për liri kombëtare kur kihen parasysh dy element të fuqishëm që sundonin Kosovën, pushteti krahinor i udhëhequr nga të ashtuquajturit shqiptar dhe pushteti faktik serb që historikisht kishte mbytur në embrion qenien shqiptare.
Kjo ishte vetëm njëra nga shpërfaqjet e pushtetit të kohës përmes shtypit por edhe formave tjera propagandistike që përmes veglave shqiptare e bënte pushteti serbo sllav.
Jakup Krasniqi njëri ndër veprimtarët e çështjes kombëtare shkruan ndër të tjera: “Luftën kundër regjimit jugosllav populli ynë e konsideron (…) si të vetmen rrugë për realizimin e aspiratës së tij”.
Ata ishin të bindur se “shqiptarët e Kosovës fitoren e kishin nga gryka e pushkës”. Në këtë plan ata dhe brezi i tyre qenë parashikues të pagabueshëm. Citatet e sapo thëna i përkasin periudhës para se të burgosej Rexhep Malaj, por këtë mendim do ta kishin edhe pak ditë para rënies heroike, në duelin e armatosur me policinë, më 12 janar 1984. Pas rënies së tyre, shokët i kujtonin fjalët e Rexhepit: “Rruga e nisur s’duhet lënë përgjysmë! Vetëm me luftë mund të çlirohemi!” Këto fjalë u vinin atyre si amanet dhe si jehonë.
Berat Luzha njëri ndër atdhetarët e devotshëm pas rënies së dy heronjve në burgun e Nishit kishte shkruar tekst të këngës për Rexhën e Nuhiun. Kjo këngë ishte mesazh,frymëzim, rrugë, forcë për luftën që po bënin .
Ditë janari në Prishtinë
(Tekst kënge)
Ditë janari në Prishtinë
U ngrys qielli anembanë,
Ilegalët u rrethuan
Kërset pushka nga çdo anë.
(refreni)
Si Perlati dikur n’Shkodër
Sikur Vojo në Tiranë,
Dhurojnë jetën dy petrita
Për liri e për vatan
Ndër armiq e ndër tradhtarë
Bubullimë një zë jehon,
Nuk dorëzohen ilegalët
Ideali s’ua lejon.
Refreni…
Ra Rexhepi, ra Nuhiu
Sikur shumë dëshmorë të tjerë,
Në themelet e lirisë
Do t’qëndrojnë ata përherë.
Refreni…
E pikëlluar, por krenare
Është Kosova, nëna jonë,
Djemtë e saj robërinë e tundin
Çelë liria përgjithmonë.
Refreni…
1984, Nish
Pas rënjes së Rexhepit dhe Nuhiut në një komunikat të LRSHJ -së thuhej ndër të tjera “Ju njoftojmë se në mes 10 e 11 janarit 1984, armiqtë e kombit shqiptarë i vranë mizorisht në Prishtinë dy djem të Kosovës , dy djem nga më të mirët të popullit tonë, Rexhep Malën, anëtarin e udhëheqësisë më të lartë të LRSHJ-së dhe Nuhi Berishën,udhëheqësin e Shtabit Operativ të LRSHJ për Univerzitetin “Kosova”. Në rrugën tonë drejtë lirisë ranë edhe dy shokë, ranë edhe dy luftëtarë të lirisë,ranë për të mos vdekur kurrë dy udhëheqës, dy tribunë, dy militantë, dy heronjë të popullit tonë trim, i cili do t’i mbajë për jetë në gji,do t’i rrisë në këngë dhe do t’ua marrë hakun “.
Historiografia shkencore duhet të ketë koncept të qartë,sepse ajo në realitet luan rol të rëndësishëm në formësimin e të menduarit politik e kombëtar të një populli dhe duhet të ketë në funksion trajtimin objektiv sepse vetëm në këtë mënyrë krijon parakushte për formësim të mendimit politik. Në këtë relacion aktiviteti politik e kombëtar i Rexhep Malës është pasqyrim i realitetit objektiv në funksion të përgatitjes së kualiteteve të reja.
Instrument i vetëm në Kosovë që funksiononte për të krijuar parakushte për një jetë normale dhe të njëjtë me popujt e qytetëruar ishte lufta legale duke e mishëruar më atë ilegale.
Rexhepi vuri bazën e organizimit luftarak në Kosovë së bashku me Nuhiun.
Megjithatë dekadenca dhe profetizimet e pushtetmbajtësve pas viteve të 80-ta ishin të gabueshme, të cilat më vonë do ti dëshmoj koha. Kjo dekadencë e pushtetit harronte se baza është në zemrën e popullit.
Vlerësimet e Rexhepit se lufta ilegale duhej të shtrihej në çdo pllëmbë të tokës shqiptare ishte ligj i natyrshëm dhe logjikë funksionale e interesave kombëtare. Ndikimi i tij në strukturat e më vonshme shprehej përmes qëndrimit dhe aktit sublim që bëri gjatë viteve të jetës së tij. Edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare u zhvillua mbi idealet e dëshmorëve mbi kornizat që i kishte vënë Rexhepi me shokë. Rruga e tij u kurorëzua me luftën çlirimtare që ishte edhe përpjekje dhe synim i luftës ilegale.
Për të përmbyllur këtë kumtesë analitike me premisa shkencore dhe historike po e përfundoj me një fjali të Rexhep Malës “Sy në sy me bandën titiste të Beogradit, i paarmatosur por fitimtar me drejtësinë në zemër”.