Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), sot, pas disa veprimeve hetimore/operative, përmes hetuesve kompetent kanë arrit të sigurojnë informata në lidhje me një aktivitet kriminal për personin e dyshuar me iniciale (A. V.),në cilësi të pronarit të një barnatoreje, i cili duke shitur produkte medicinale të dyshuara si të kontrabanduara (barna pa banderola të Republikës së Kosovës), me banderola të shteteve tjera, si dhe me banderola të falsifikuara me qellim të vënies në lajthim të pacientëve (kinse janë me banderola të rregullta).
I dyshuari i lartcekur me iniciale ka arritur që të përfitoj materialisht në aspektin personal dhe njëkohësisht duke i rrezikuar potencialisht shëndetin e përgjithshëm.
Hetuesit policor, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme hetimore dhe operative kanë siguruar dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.
Pas përfundimit të kontrollit të barnatores nga Inspektorët Farmaceutik, është siguruar prezenca e personit të dyshuar i cili është shoqëruar në polici, i njëjti është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se:
Më këto veprime i dyshuari (A.V.) dyshohet se kanë kryer veprën penale:
“Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).
Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sot me datë 21.03.2022 i dyshuari i lartcekur (A.V.) me Vendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/