Iniciativa Qytetare e Zhegër (IQZH), i ka adresuar sot një letër Drejtorisë së Shërbimeve Publike, përkatësisht drejtorit Naser Korça, ku kanë shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre lidhur me projektin (trotuarin) në Zhegër, e filluar vitin e kaluar nga Komuna e Gjilanit, e që ende nuk ka përfunduar.
Mustafë Jashari, Koordinator i IQZH-së, ka bërë të ditur se pjesa afër shkollës së mesme, ku dikur qëndronte blini qindravjeçar e i cili është prerë me pretendimin të rregullohet trotuari në atë pjesë por, për fat të keq trotuarin nuk po e shohim pos bartjes së dheut, mbylljes së pusit (bunarit) nga i cili furnizohej shkolla me ujë, prerja e bagremëve që mbronte shembjen e dheut, etj.
“Gjatë punimeve të trotuarit, që ishte më se i qëlluar dhe shumë i nevojshme për nxënësit dhe banorët e këtij vendbanimi të madh, është dëmtuar rruga dhe vende-vende është bë e rrezikshme për qarkullimin e automjeteve. Në anën e sipërme të trotuarit, mungon mbrojtja (muri) nga shembja e dheut, e me të reshura atmosferike vende- vende shembja e dheut dhe uji i grumbulluar e përshkojnë trotuarin dhe në ato vende bëhet i pakalueshëm deri në përmirësimin e kohës”, ka bërë të ditur Mustafa, transmeton 2LONLINE.
Ai ka bërë të ditur se i kanë shkruar drjetorit Korça, për ta njoftuar se asfaltimi i pjesës ku është punuar për shtrimin e sistemit të kanalizimit nga ish Fabrika e Radiatorëve deri në afërsi të Shkollës së mesme të lart në Zhegër, një javë pas përfundimit të punimeve, në shumë vende e ka lëshua asfaltimi duke krijua gropa të rrezikshme si pasojë e punimeve jo cilësore të kompanisë kontraktuese.
“Ne si IQZH kërkojmë, z drejtor, që mos të zvarritet ky projekt i filluar në vitin që shkoi e t’i mbaroni punimet para pushimeve verore dhe fluksit të bashkëvendëseve tan nga diaspora”, ka thënë Mustafë Jashari, Koordinator i IQZH-së, duke komentuar shkresën në fjalë që ia kanë drejtuar drejtorit Korça.