Abdyli (PDK): Është mirë kur të “dëgjon” pozita!

Abdyli (PDK): Është mirë kur të “dëgjon” pozita!

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Gjilan, Riza Abdyli ka thënë se e vlerëson pozitivisht kur pushteti ndërmerr veprime, mbi bazën e ideve apo propozimeve që vijnë edhe nga opozita, dhe kjo duhet përshëndetur.

Ai kështu u shpreh duke iu është referuar deklarimeve në drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korça, lidhur me punimet që janë duke u bërë në zgjerimin e rrugës Ferizaj-Gjilan, dhe kërkuesën që ka pasur ndaj punëkryesit, e për të cilën çështje Abdyli ka folur në seancën e fundit të KK-së.

“Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça në një konferencë për shtyp paska folur për kërkesën që i ka bërë kompanisë që është duke kryer punimet në zgjerimin e rrugës Ferizaj-Gjilan, për përfundimin e njërës pjesë të rrugës deri në hyrje të qytetit dhe pezullimin e punimeve të zgjerimit të rrugës tutje në qytet, për një afat të shkurtër, prej 1 korrik deri më 15 gusht kur edhe do të jetë fluksi më i madh i mërgimtarëve. Kështu ai iu paska bashkëngjitur idesë dhe propozimit tim të para pak ditëve të cilin e kam paraqitur në Kuvendin Komunal, si kërkesë ndaj qeverisjes lokale”, ka thënë Abdyli.

Ai thotë se e përshëndetë dhe e mbështetë këtë angazhim edhe të qeverisjes komunale në këtë drejtim, por edhe çdo vendim tjetër që do të jetë në interes të qytetarit.

“Qasja jonë aktive dhe konstruktive, si në këtë rast, është një tregues se për PDK-në në Gjilan, fjala apo pozicioni opozitë nuk do të thotë asnjëherë kundërshtim apo bllokim, por kritikë, kontribut dhe përkrahje”, ka thënë Riza Abdyli, shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Gjilan.

KOMENTE