Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri përmes postimit në profilin e tij në rrjetin social facebook.
Takova sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Theksuam rëndësinë e themelimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të të gjitha proceseve në të cilat ndodhet Kosova sot.
Posaçërisht biseduam për nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional si një domosdoshmëri për të thelluar reformat në vend dhe për të krijuar mirëqeninen për qytetarët e vendit.