Me një ceremoni me nderime të larta shtetërore në “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani, është varrosur veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Në ceremoninë e varrimit të tij, ishin të pranishëm krerë të lartë shtetëror dhe mijëra qytetarë të tjerë.
Pas varrimit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, më pas, kryeministri Ramush Haradinaj me ish-kryeministrat Agim Çeku e Bajram Kosumi, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e tij. Pas tyre, kurora lulesh vendosën edhe familjarët.
Demaçi vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.