DYLON

Presidentja: Vetëmohimi i Demaçit është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria dhe bërja e shtetit

Presidentja: Vetëmohimi i Demaçit është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria dhe bërja e shtetit
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi, në pesë vjetorin e shkuarjes në amshim.

Në vijim gjeni të plotë përkujtimin e Presidentes Osmani:

EkoHigjiena

Lufta për drejtësi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kauza për Kosovën Republikë portretizohen më së miri në jetën dhe veprën e simbolit të rezistencës kombëtare- Adem Demaçi.

Liria e popullit ishte më e rëndësishme se sa ajo individuale. Historia e Demaçit është histori e vendosmërisë së palëkundur, guximit dhe vullnetit të paepur për të mbijetuar pavarësisht rrethanave. Përgjatë gati tri dekadave të burgut, ai mbajti peshën e padrejtësisë, duke kultivuar humanizmin dhe ruajtur shpresën për një të nesërme më të mirë.

Vetëmohimi i tij është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria dhe bërja e shtetit, ndaj e kujtojmë me respekt në këtë përvjetor e përherë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.