I dyshuari bllokon rrugën me automjet në një fshat të Leposaviqit, sulmon me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it gjatë patrullimit të përbashkët.
Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat, ngjyre hiri, ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare.
I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshat, njofton Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.
Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.
Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /2LONLINE/