DYLON

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka takuar Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka takuar Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci  në margjinat e  Forumit Defense24 ka takuar Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Władysław Kosiniak- Kamysz.

Ministri Maqedonci, homologun polak Kamysz e ka informuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa ka shprehur  shqetësimin e tij për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.

EkoHigjiena

Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.

Të dy ministrat u dakorduan që është tejet e rëndësishme të vendoset bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.