Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më 03 tetor 2019, policia e Kosovës në fshatin Rogoqicë, komuna Kamenicë, ka pas informata të besueshme, përmes rrugëve operative, se një person në këtë fshat posedon armë pa leje.
“Me 15 tetor 2019, Njësia e hetimeve nga stacioni policor në Kamenicë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata ka bërë bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës dhe gjate kontrollit është gjeture dhe konfiskuar një armë-revole: SIG-prodhim Zviceran, cal.10.3 mm, një karikatorë i revoles dhe një karikator i zbrazët i pushkës AK-47, ter (3) copë fishek te kalibrit të ndryshëm një fishek i kalibrit 7.65mm, si dhe tet (8) copë fishek të pushkës së gjuetisë 12-GA, 1 gëzhojë e të njëjtës armë si dhe njëqind e njëzet e dy (122 ) copa diabolla për pushkë ajrore”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, rasti procedohet ne Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt.