Për “Marrje me prostitucion” arrestohen një femër dhe një mashkullfotoilustrim

Për “Marrje me prostitucion” arrestohen një femër dhe një mashkull

Me 15 tetor 2019 rreth orës 12:45 pas një pune operative hetimore mirë të organizuar njësite anti-trafikim me qenie njerëzore të Policisë së Kosovës, që veprojnë në Gjilan, kanë lokalizuar dhe arrestuar dy te dyshuarit, një femër dhe një mashkull.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën kundërvajtje “Marrje me prostitucion” sipas nenit 7- Paragrafi 03/L-142.

Lidhur me rastin është njoftuar Gjyqtari ne Gjykatën Themelore Divizioni për kundërvajtje.

Rasti i kompletuar dërgohet ne procedure te shpejt në Gjykatë.

KOMENTE