Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit te Narkotikeve në Gjilan, pas pranimit të disa informatave nga terreni, ka arritur deri të informata se i dyshuari H. T. është në mbajtje të një sasie të substancës narkotike të llojit marihuanë.
“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në Gjilan, ku është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marihuanë me peshë 117.4 gram, një pushkë automatike AK-47, dy karikatorë, 47 fishekë 7.62mm dhe një peshore elektronike.
Nënkolonel Azizi ka bërë me dije se për momentin i dyshuari është në arrati.