“Po vazhdojnë pa ndalur punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi””, kanë thënë drejtuesit e komunës së Gjilanit.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër ecurinë e punimeve të cilat po zhvillohen në disa pjesë të perimetrit të këtij projekti.
Sipas tij, pas zhvendosjen e rrethojës së hekurt në brendësi të kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, po vazhdon pastrimi i lumit Stanishorka dhe përgatitja e ndërtimit të kolektorit.
“Projekti i zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, nuk ka të ndalur” , tha Alban Hyseni. /2LONLINE/