“Investimet në sektorin e shëndetësisë primare në Komunën e Gjilanit po vazhdojnë. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, janë vënë në funksion pajisje të reja, me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe efikase”, ka thënë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai, bashkë me u. d të drejtorit të QKMF-së, Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor kanë parë pajisjet e reja.
I pari i komunës, tha se: 7 poltrona stomatologjike, 6 tavolina për teknikë, 5 sterilizatorë me ajër të thatë, 2 kompresorë dhe 12 mikromotorë për teknikë janë pajisjet e reja që i janë shtuar QKMF-së.
“Pas 44 vitesh janë ndërruar tavolinat e punës për teknikët. Shërbimet tani janë më cilësore dhe më efikase”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, shtoi se shëndetësia publike primare, është prioritet qeverisës si shërbim për qytetarët. /2LONLINE/