Kanë nisur punimet në ndërtimin e rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, drejtorë, zyrtarë e këshilltarë komunalë, kanë parë nga afër nisjen e punimeve.
I pari i komunës, tha se mbi 258 mijë euro, gjatësi prej afër 2.2 kilometra dhe gjerësi 5 metra është projekti i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit!
“Rruga e përfolur për gati 15 vjet, plotë mashtrime e intriga me banorët, tashmë po bëhet realitet. Projekt pas projekti, e hap pas hapi, deri në realizimin e tërësishëm të premtimeve tona”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/