“Sektori i bujqësisë në Komunën e Gjilanit, vazhdon të shënojë rezultate të mira. Kjo fushë ishte edhe një nga prioritetet e kësaj qeverisje. Mbështetja ndaj këtij sektori vazhdon të rritet dita ditës e krahas saj edhe përfitimet”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai shoti se kjo do të jetë “Java e Bujqësisë”, ku do të shpalosen projektet e realizuara, ndryshimet e bëra, buxheti e gjëra të tjera.
“Fuqizimi i sektorit të bujqësisë ka qenë një ndër prioritet tona gjatë këtij mandati”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, tregon se këtë javë do të jetë në vizita e biseda me fermerët. /2LONLINE/