”Po vazhdojnë investimet në rrugët e fshatrave të Komunës së Gjilanit. Asfaltimi, ka nisur edhe në Cërnicë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili i ka parë nga afër punimet, bashkë edhe me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin e zyrtarë të tjerë.
I pari i Gjilanit tha se në vlerë prej rreth 180,000 euro, ka filluar asfaltimi i këtyre rrugëve në fshatin Cërnicë.
“Në këtë fshat, që është një periferi e qytetit, pas 24 vitesh nga lufta çlirimtare, qeverisja jonë lokale nuk ka harruar banorët dhe qytetarët e saj”, tha Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, shtoi se janë qeverisje e ndershme dhe në shërbim të qytetarëve. /2LONLINE/