DYLON

Aktakuzë ndaj një personi për kultivim të narkotikëve

Aktakuzë ndaj një personi për kultivim të narkotikëve
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., për shkak të veprës penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, në komunën e Vitisë, më datë 29 Gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A, pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij, ka mbjellë  nëntë (9) bimë narkotike ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike.

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale, e cila i vihet në barrë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.