Në takimin me anëtarë të nënkomiteteve, koordinatori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Alban Hyseni dhe deputetja Arijeta Rexhepi, i falënderuan të pranishmit për punën dhe angazhimin e tyre ndër vite, e sidomos në këtë fazë të përgatitjes së programit zgjedhor për qeverisjen lokale.
“Kompetencë, ndershmëri dhe disiplinë, janë këto parimet mbi të cilat do të ndërtohet modeli i qeverisjes së mirë edhe në nivel lokal”, u tha në ktë takim, njofton Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan /2LONLINE.com/