Reagojnë klubet e karatesë: Tre medalistë evropian nuk marrin mirënjohje nga komuna e GjilanitFOTOILUSTRIM

Reagojnë klubet e karatesë: Tre medalistë evropian nuk marrin mirënjohje nga komuna e Gjilanit

Reagojnë klubet e karatesë: “Klubet e karatesë së Gjilanit: “Drita”, “Dardania”, “Katana”, “As”, “Agim Ramadani” dhe“Elita”  shprehin paknaqësinë e tyre në përzgjedhjen e më të dalluarve duke pasur parasysh rezultatet e karateistëve gjilanas”.

JA REAGIMI I PLOTË:

Me datë 14 qershor 2021 Komuna e Gjilanit, respektivisht kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, me rastin e shënimit të ditëve të lirisë në Gjilan ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit e vitit qershor 2020-2021, në sport, kulturë e rini.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë: “Nuk ka moment më të mirë se për të ndarë mirënjohje për të arriturat në sport, kulturë e rini, në kuadër të shënimit të ditëve të bardha Gjilanit. Fal sukseseve të sportistëve, individuale e kolektive, Gjilani e ruan epitetin e kryeqytetit të sportit.

Klubet e karatesë së Gjilanit: “Drita”, “Dardania”, “Katana”, “As”, “Agim Ramadani” dhe“Elita”  shprehin paknaqësinë e tyre në përzgjedhjen e më të dalluarve duke pasur parasysh rezultatet e karateistëve gjilanas. Po ti numërojmë sukseset e të gjithë karateistëve janë të shumta por po i numërojmë vetëm kampionët në Kosovë në sportin e karatesë në vitin 2021:

1.           Lorinda Sejdiu, 14-15 vjec, kumite, + 54 kg

2.           Jusuf Sahiti, 14-15 vjec, kumite,+ 70 kg

3.           Hatixhe Zejnullahu, U 21, kumite, – 50kg

4.           Endrit Beka, U 21, kumite, – 67 kg,

5.           Betim Maliqi, U21, kumite, – 75 kg

6.           Lundrit Rashiti, U 21, kata

Po ashtu klubet e karatesë së Gjilanit kanë vërejtje edhe në punën dhe në përbërjen e komisionit për përzgjedhjen e sportistëve më të dalluar ka pasur këtë përbërje: Agim Latifi, Arben Maliqi, Mimoza Shkodra, Afrim Selimi, Selami Haziri, Veton Xhemaili e Driton Sylejmani pasi që nuk është asnjë përfaqësues nga klubet e lartpërmendura të cilat me rezultatet e arritura pa dyshim që e meritojnë një gjë të tillë.

Në mesin e 10 sportistëve më të dalluar të vitit 2020/2021 janë përfshirë vetëm dy karateistë ndërsa me rezultatet e arritura do të ishin përfshirë edhe karateistë të tjerë përpos Elhami Shabani dhe Fortesa Oranës.

Po ashtu është shumë e çuditshme që duke parë rezultatet e arritura viteve të fundit në nivel vendi dhe në arenat ndërkombëtare (medalist nga kampionati evropian, mesdhetar, ballkanik, universitete, kupa botërore, youth league, mbarëkombëtarë, etj) asnjë herë trajner nga sporti i karatesë nuk është zgjedhur trajner i vitit, punëtori i vitit apo për kontribut jetësor në komunën e Gjilanit.

Vallë a nuk janë të mjaftueshme madaljet e fituara në këto kampionate dhe gara ndërkombëtare (kampionati evropian, mesdhetar, ballkanik, universiteteve, kupa botërore, youth league, mbarëkombëtarë, etj) apo në cilin sport tjetër sportistët gjilanas kanë fituar medalje të niveleve të tilla?!

Po ashtu është e pakuptimtë që në mesin e të dalluarve te shpresat janë përzgjedhur asnjë karateistë.

Për përfaqësim në arenën ndërkombëtare me çfarë të drejte nuk janë përfshirë tre karateistët gjilanas të cilët kanë fituar medalje në kampionatin e fundit evropian të karatesë: Betim Maliqi, junior, kumite, – 68 kg, Vesa Ibrahimi U21, kumite, – 68kg dhe Benjamin Shabani U21, kumite Të njëjtëve me rastin e takimit me kryetarin Haziri i njëjti ju pat premtuar edhe nga një shpërblim me të holla  të cilin nuk e pranuan asnjëherë e tani edhe anashkalohen nga ky komision dhe nuk shpërblehen as me mirënjohje për rezultate në arenat ndërkombëtare e as me mirënjohje të vecantë pasi që padyshim këto janë rezultate të veçanta në sportin gjilanas.

Krejtë në fund mendojmë që këto janë lëshime të pa qëllimshme dhe nuk kemi të bëjmë me ndonjë natyrë tjetër dhe askush nuk ka asgjë kundër rezultateve kulmore dhe aq të shumta në sportin e karatesë, thuhet në fund të reagimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE