Youth Activism Center (YAC) ka zhvilluar një studim mbi efektet e pandemisë COVID-19 në rininë e Gjilanit.
“Në këtë studim kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i të rinjve, të cilët kanë ofruar perceptime, eksperiencat dhe opinionet e përgjithshme të tyre gjatë kësaj pandemie”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
Ani se kjo pandemi ende nuk ka përfunduar dhe kufizimet në çdo aspekt social, fizik, e mendor janë prezent; YAC me t’u konfirmuar vaksina kundër COVID-19 ka marrë një dritë të gjelbër për të konsideruar këtë periudhë si të përshtatshme për të kryer studimin.
Studimi në tërësi përmban të gjeturat, si dhe disa rekomandime të përgjithshme për rininë.
Ky projekt është mundësuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit.
Gjeni edhe studimin në formatin PDF.
Linku i HULUMTIMIT