Askush nuk e pëlqen mendimin e humbjes së kuletes. Ju mund të mos keni para në të, por menjëherë mund të humbisni kartat bankare, dokumenta, e plot gjëra të tjera që nuk do t’i shihni kurrë më.
Hulumtimet tregojnë se shanset që dikujt t’i kthehet portofoli mbrapsht është nëse brenda në të ka një foto fëmije.
Hulumtimi
Profesor Richard Wiseman nga Universiteti i Hertfordshire donte të dinte se çfarë lloj efekti do të kishte një foto në një portofol të humbur: do të kthehej apo jo!
Ai dhe ekipi humbën 240 kuleta të ndryshme në të gjithë Edinburgun dhe donin të dinin se sa prej tyre do të ktheheshin nga personi që e gjeti atë. Kuleta përfshinte fotografitë e foshnjave, të kafësheve të familjeve ose të një çifti më të vjetër. Kishte edhe disa kuleta që nuk kishin asnjë fotografi në të.
Rezultati? Kuletat me fotot e foshnjave u kthyen më së shumti.
Kuletat e kthyera
Një 88% të kuletave, u kthyen ato me fotot e foshnjave. Nga ato me fotot e qenushëve u kthyen 53% dhe kuletat me fotografi familjare u kthyen 48%.
Fotot me një çift të moshuar ishin në fund të renditjes, pasi u kthyen vetëm 28% prej tyre.