Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, shumë thirren në fuqitë çudibërëse të hudhrës për të cilën përgjatë historisë është besuar që shëron infeksionet, ndërsa është vërtetuar që ka veçori të forta antioksidante, ndikon mirë në imunitet, përmirëson qarkullimin e gjakut, redukton kolesterolin.
Por, çështja është se a mund të shërojë gripin dhe ftohjen.
Shumë njerëz thjesht e grimcojnë hudhrën, e përzien me vaj ulliri dhe e lyejnë bukën. Por si ndihmon hudhra dhe a ndihmon fare, nuk është dëshmuar ende.
Shkencëtarët janë të ndarë rreth qëndrimit nëse hudhra ka fuqinë për të luftuar kundër ftohjes dhe gripit. Studimi i fundit ka vërtetuar që konsumimi i rritur i hudhrës gjatë dimrit mund të reduktojë zgjatjen e simptomave të ftohjes.
Problemi është që kompanitë farmaceutike për momentin nuk janë të interesuara për investimin e parave për hulumtime të shtrenjta të hudhrës, sepse nuk ka asgjë në atë që mund të patentojnë dhe shesin.