• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

IKSHPK këshillon qytetarët në Kosovë, masat mbrojtëse ndaj gripit

Elife Sherifi 7 Shkurt, 2020 2 min
 IKSHPK këshillon qytetarët në Kosovë, masat mbrojtëse ndaj gripit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dhënë shtatë këshilla për tu përkujdesur për shëndetin, duke dhënë edhe mesazhin që të mos kemi frikë dhe të mos bartim maska, për shkak të panikut të shkarkuar nga coronavirusi në Kinë.

IKSHPK bën thirrje që të shmangni kontaktin e ngushtë me njerëz që kanë infeksione të frymëmarrjes, të lani shpesh duart dhe të shmangni vendet e mbyllura të mbi populluara me njerëz.

Gjithashtu, ky Institut këshillon që të mbuloni gojën dhe hundën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

Në fund IKSHPK thotë se personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

JO FRIKË, POR KUJDES NGA INFEKSIONET RESPIRATORE!

JO MASKA, POR LANI SHPESH DUART!

Shmangni kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.

Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.

Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populuara me njerëz!

Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

Etiketa:gripi IKSHPK Këshilla shendeti Virusi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

IKShPK: Kujdes nga temperaturat e larta!

20 Korrik, 2022

Nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid

11 Mars, 2022

Nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID

2 Mars, 2022

Nga 1.699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

27 Shkurt, 2022

Nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid

24 Shkurt, 2022

Nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

17 Shkurt, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com