Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale të fuqishme.
Thelbi i hudhrës përdoret për qëllime farmaceutike. Mund të përdoret i freskët, i tharë ose i distiluar.
Lidhjet e sulfurit dhe alisina janë substancat karakteristike të hudhrës me këtë të fundit përgjegjëse edhe për aromën që ajo ka. Sipas studimeve, alisina është toksike për qelizat tumoriale. Por, temperaturat e gatimit, e ulin efektin e saj.
Hudhra ul nivelin e yndyrave në gjak – Shumë studime janë fokusuar në këtë veti të hudhrës. Në 1993 – ’94, studimet treguan qartë se, konsumi i hudhrës, mund të ulë kolesterolin në gjak.
Hudhra ul tensionin – Kjo veti e hudhrës është studiuar, por akoma ngelet me mëdyshje.