Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK po reformohet dhe se nuk ka kohë të merret shumë në këtë kohë me qeverinë.
Hoti, në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, duke mos dashur të merret gjatë me mediat që po e kritikojnë pasivitetin e liderit të LDK-së, Isa Mustafa karshi ngjarjeve të fundit në vend, ka thënë se nuk duhet të shqetësohen pasi që LDK është duke bërë ndryshime.
“Po punohet në terren në ardhje të reja në secilën degë, si dhe në qendër. Po finalizohet programi qeverisës, dhe po bëhen përgatitje që të fillohet nga puna që nga dita e parë në qeveri. Këtij vendi i duhet LDK për të siguruar stabilitet, normalitet dhe zhvillim, të cilat mund t’i ofrojë LDK”, ka shkruar Hoti.