DYLON

USAID do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Avatar photo Redaksia

​Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur sot shefen e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket me të cilën ka biseduar për situatën ekonomike në vend me theks të veçantë projektet që janë në implementim e sipër në fushat që mbulon MZHE.

Shauket është interesuar për fazën në të cilën ndodhen projektet e fushës së energjisë, minierave dhe sektorë tjerë në të cilët USAID në mënyra të ndryshme është i involvuar duke dhënë një kontribut të çmuar.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Ministri Ismajli e falënderoi znj. Shauket për mbështetjen që institucioni që drejton i ka dhënë Kosovës dhe vazhdon t’i japë edhe më tutje, duke vlerësuar lartë kontributin e USAID edhe në projekte konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ismajli dhe Shauket vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim me po këtë intensitet të vazhdojë edhe në të ardhmen për çka ekziston gatishmëria e dyanshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.