DYLON

Shaqiri: Më pëlqen Liverpooli

Avatar photo Redaksia

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka pranuar se ai është i lëkundur nga interesimi i Liverpoolit dhe insiston se ai do të dëgjojë çdo ofertë që vjen nga klubet e mëdha.
 
Shqiptari është shfrytëzuar në mënyrë të kufizuar nga Pep Guardiola dhe spekulimet e kanë lidhur Shaqirin me një kalim te Liverpooli, një ide që i pëlqen anësorit.

“Nuk mund të them asgjë për këtë. Unë po ndihem mirë në Munich, por si lojtar ju duhet të dëgjoni, nëse një prej këtyre klubeve ka interesim për ju”, ka theksuar Shaqiri për ‘Goal.com”.

EkoHigjiena

“Kur dëgjoni këto emra, sigurisht se duhet të dëgjoni ofertat. Unë jam i lumtur në Bundesliga, sepse është kampionati më i mirë në botë. Më pëlqen edhe Liga Premiere por edhe Serie A. Serie A sidomos është zhvilluar dhe ka shumë lojtarë të mirë”, ka shtuar Shaqiri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.