Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka përmendur se Kosova ka pësuar regres në luftimin e korrupsionit.
Ai më tej ka shtuar se Kosova është në rrezik të prishjes së raporteve miqësore me Amerikën dhe se lajme të tilla e kjo frymë nuk duhet të prodhohet çdo ditë.
Postimi i plotë i tij:
- Kosova ka bërë regres në luftimin e korrupcionit. Transparency International vlerëson se Kosova ka rënë nga pozita 85 në pozitën 93. Kjo sigurisht nuk është e papritur me këtë qeveri.
- Kosova në prag të prishjes së marrëdhënieve miqësore me SHBA. Kryeministri në largim deklaron se kjo nuk është problem.
- Kosova e bllokuar nga grevat në arsim, shëndetësi dhe adminsitratë, të nxitura nga vendimi i Qeverisë për të rritur pagën për vete, edhe pse kjo u vlerësuar të jetë konflikt i interesit nga Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur ligjërisht për të dhënë vlerësime të tilla.
Lajme të tilla nuk duhet të prodhohen në Kosovë. Ne duhet të prodhojmë lajme për investitorë të huaj që investojnë në Kosovë, për arritje në diplomaci, për përmirësim të jetës së qytetarëve, lajme për plotësim të kërkesave për integrim evropian.”