Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, Nevzad Isufi, i shoqëruar nga deputeti Shemsi Syla, asambleistë, anëtarë të kryesisë dhe aktivistë, sot kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit Abdullah Tahiri, me rastin e përvjetorit të rënies së tij.
Rënia heroike e heroit Abdullah Tahiri, shënoi lirinë e madhe për popullin tonë. Ai ra për të mos vdekur kurrë, gjaku i tij u kthye në lulekuqe të lirisë.