DYLON

Kryetari Hyseni: Dëshmorët u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë

Kryetari Hyseni: Dëshmorët u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë
Avatar photo Redaksia

Për nderë të 25 vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të ZOK-it, janë bërë sot homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Gjilan.

Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit  Alban Hyseni, për homazhe ishin edhe zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, deputeti i Kuvendit të Kosovës Luan Aliu, komandanti i Stacionit Policor në Gjilan Agim Lipovica, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, përfaqësues politik, ushtarakë të FSK-së e ish-UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.

EkoHigjiena

Kryetari Alban Hyseni, tha se: një dëshmor është simbol i guximit, i dashurisë për atdheun dhe i përkushtimit të pakufishëm për lirinë e popullit.

“Dëshmorët janë ata që kanë ngritur flamurin e lirisë në lartësitë më të larta të historisë sonë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit shtoi se: vlera e tyre qëndron në faktin se ata nuk luftuan vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen, për brezat që do të vijnë.

“Nëpërmjet sakrificës së tyre, ata u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.