DYLON

Kërkohet paraburgim për personat të cilëve iu është gjetur në posedim marihuanë

Kërkohet paraburgim për personat të cilëve iu është gjetur në posedim marihuanë
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme, më 18 maj 2019, rreth orës 20:30 minuta, ka ndaluar 5 persona, në mesin e tyre dhe një i mitur, për shkak të dyshimit se tek të njëjtit janë gjetur 1095.7 gram narkotikë të llojit ‘’Marihuanë’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit B.H., H.K., F.SH., M.A., dhe i mituri L.A., më 18 maj 2019, rreth orës 20:30 minuta, në lagjen ‘’Muharrem Ibrahimi’’, në Gjilan, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar narkotikë, me ç’rast gjatë kontrollimit, në automjetin e tyre, të cilin e drejtonte i mituri L.A., janë gjetur 1095.7 gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’, e cila edhe është konfiskuar nga ana e policisë.

Prokuroria, sot ndaj tyre ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.