Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj, drejtorë e staf komunal, sot kanë bërë homazhe tek të rënët e 11 majit të vitit 1999.
Ata kanë bërë homazhe tek lapidari i dëshmorit Ismajl Ismajli në Kopërnicë, në Hogosht tek lapidari i të rënëve Ramadan Latifi e Mehmet Sabedini, në Roganë tek busti i Nevzad Kryeziut dhe lapidari i dy luftëtarëve të Koshares, Selver e Emin Kryeziut, si dhe në fshatin Karaçevë e Poshtme tek lapidari i dëshmorit Asllan Thaqi.
Kryetari Rahimaj ka thënë se vepra e tyre duhet të jetë frymëzim për ne, se sa shumë duhet të punojmë e bëjmë punë të mira për vendin.