DYLON

Drita barazon pa gola, Gjilani me fitore bindëse

Drita barazon pa gola, Gjilani me fitore bindëse
Avatar photo Redaksia

Superliga e Kosovës në futboll, java e 34-të, solli ndeshjet interesante. Skuadra e Dritës ka luajtur pa gola, duke marr veç një pikë, e cila nuk ia mundësoi ta ruaj as pozitën e dytë, derisa Gjilani me një fitore bindëse, i ikë pozitës së tetë, vendit të barazhit.

Drita, për kundërshtar pati skuadrën e Feronikelit në të cilin takim portat heshtën. Rezultati i bardh ishte epilogu final i këtij takimi që bëri që skuadrat ta marrin nga një pikë, për Dritën, e pamjaftueshme për ta ruajtur së paku pozitën e dytë, të cilën ia lëshoi skuadrës së Llapit, derisa në “luftën” për titull, tashmë Ballkani i iku 6 pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

EkoHigjiena

Tani, Drita është e treta me 66 pikë, Llapi pas fitores së sotme ka 68 pikë dhe ngjitet në pozitën e dytë, e Ballkani, që poashtu sot shënoi fitore, është i pari në tabelë me 72 pikë.  

Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka shënuar fitore si mysafire e Lirisë, rezultati final 1:3. Golat për gjilanasit i shënuan jarovic dhe Shabani dy herë, derisa autogoli i Shehit u regjistrua si gol i vetëm për skuadrën nikoqire.

Gjilani pas fitores së sotme, tani ndodhet në pozitën e shtatë të tabelës së klasifikimit me 39 pikë,  duke e lënë në pozitën e tetë, pozitë e barazhit, skuadrën e Feronikelit, që me barazimin e sotëm i ka 38 pikë.

Fitore ka shënuar edhe Ballkani që mundi Fushë Kosovën (3:0), Llapi mundi Malishevën (1:0) e Dukagjini  ishte më i mirë se Prishtina (1:0).

Java e 34-të

Rezultatet.

Drita-Feronikeli 74’  0:0

Liria-Gjilani    1:3

Ballkani-Fushë Kosova  3:0

Llapi-Malisheva   1:0

Dukagjini-Prishtina   1:0

Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, e spikat ballafaqimi i javës së ardhshme, derbi lokal, Gjilani  – Drita, por edhe Llapi – Ballkani.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.