Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë, së bashku edhe me organizatat e dala nga lufta dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, kanë vendosur kurora lulesh për të përkujtuar dëshmorët e këtyre lokaliteteve ë cilët ranë për lirinë e Kosovës.
Homazhe sot bënë edhe qytetarë, përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizmave të tjerë.
Për shkak të situatës aktuale, nuk do të ketë aktivitete tjera me rastin e këtij përvjetori.