Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit” sot janë bërë homazhe si dhe është mbajtur Akademi Përkujtimore për dëshmorët e Kamenicës.
“Beteja e Marecit, e përmendur tani në çdo faqe të historisë, u bë fushë e trimërisë dhe sakrificës, një shenjë e përhershme që nuk mund të harrohet. Në brigjet e malit të sulmuar nga katër anët, Ushtria Clirmitare e Kosovës e dha shembullin më të denjë të idealizmit për atdhe”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se Kamenica në këtë betejë i dha djemtë më të mirë që kishte, ata të cilët punonin natë dhe ditë që me ëndrrën që dukej utopike, ta shndërronin në atë që sot e jetojmë ne. Fshatrat Leshtar, Strezoc, Rahovicë dhe Gregjenik u bënë pjesë e pashlyeshme e historisë së Kosovës.
Ish-Komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi ka rikujtuar edhe një herë bashkëluftëtarët duke thënë se ata janë përkujtimi për punët e mira ndaj vendit.
Në fjalën e tij edhe Kryetari i OVL-UÇK-së Milaim Limoni ka thënë se dëshmorët janë rrugs që duhet ndjekim për kontribut ndaj vendit.
Kujtojmë se ky manifestim po vazhdon me Festivalin e Teatrove. /2LONLINE/