Xhamia e fshatit Velekincë u ndërtua në vitin 1933 me iniciativën e vet banorëve të fshatit me qëllim që këta banor t’i kryejnë ritet fetare.
Në ndërtimin e Xhamisë kontribuuan të gjithë banorët e fshatit.
Për ndërtim u përdoren materiale të ndryshme të asaj kohe si gurë, qerpiçë, ndërsa lyerja nga brenda dhe jashtë u bë me baltë, ndërsa për kulm janë përdorur krerë druri dhe tjegulla të asaj kohe.
Hydbja dhe Mafili ishin të ndërtura me dru dhe dërrasa të punuara me dorë.
Ne mes te Xhamisë ishte vendosur shtylla kryesore nga druri në të cilin ishin të vendosura katër llamba me vajguri të cilat ndriçonin Xhaminë përbrenda saj.
Përbrenda ishte shtruar me qilima, jana dhe lëkura deleje.
Kështu qe kjo Xhami gjatë gjithë kohës është mirëmbajtur nga Imami dhe Këshilli i saj.
Xhamia është përdorur për rite fetare, si dhe mësonjëtore dhe për nevoja të tjera të banorëve të fshatit.
Ndër imamët e parë ishte Mulla Nuhi Ademi (1893-1968) nga fshati Velekincë, punoi prej vitit 1933 deri më 1943.
Më pas Hafëz Ilaz S.Selmani (1905 – 1975) nga Gjilani punoi si Imam gjatë vitit 1943 deri në vitin 1950 i emëruar me një dekret te Këshillit të Ulemave të Tiranës të datës 23 janar 1943.
Për dy vite të tjera punoi Imami nga fsh. Llashticë Mulla Qamil Kadri Rashiti (1929- 2007) punoi gjatë vitit 1950 -1952 .
Gjatë viteve 1948 -1955 kjo Xhami u përdor si mësonjëtore nga Bajram Bajrami, Zeqir Nuhiu etj.
Më pas vije Mulla Abdyrrahim S. Januzi (1925 -2012) nga fshati Uglar që u emërua si Imam i rregullt që nga viti 1952 dhe punoi deri në vitin 1973.
Hafëz Bajram Rifat Qerimi ( 1933 – 2001) nga fshati Velekincë punoi në këtë Xhami që nga viti 1973 duke dhënë një kontribut të rëndësishëm deri në vdekjen e tij në vitin 2001.
Nga viti 2001 për tri vite të tjera punoi Zeqirja K. Qazimi nga fshati Kokaj.
Në vitin 2004 mbyllet kjo Xhami pas nderimit të xhamisë se re, për të mos u kujdesur më askush.
Sot unë dhe Imami i Xhamisë Mulla Ramil B. Sherifi patëm knaqësinë që këtë Xhami ta pranojmë të punuar në pikturë nga artistja Rona Avdyli e cila në mënyrë të drejtë, reale dhe faktike paraqet gjendjen e mjerueshme te këtij objekti fetar.
Unë para tete viteve si kryetar i Këshillit te Xhamisë se fshatit Velekincë me një shkresë kam njoftuar Bashkësinë Islame në Gjilan, dhe Institucionet për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë për gjendjen e rëndë te cilën gjendet ky objekt fetar Xhami.
Nga kjo e fundit kemi pasur dy vizita të cilat mbeten vetëm vizita, nga e para ende presim përgjigje.
E sot unë si Kryetar i Këshillit të fshatit Velekincë së bashku me Imamin e Xhamisë u bëjmë thirrje banorëve të fshatit Velekincë, Institucioneve Komunale, Bashkësisë Islame në Gjilan, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Institucionevë tjera, që këtë Xhami gati teëë rrënuar ta mbrojmë e riparojmë dhe ta kthejmë në një Xhami MUZE, e cila do të jetë një histori reale e së kaluarës sonë, ngase e kemi obligim fetar dhe kombëtar ta ruajmë historinë tonë kulturore dhe fetare.
Nga Këshilli I fshatit Velekincë
Kryetar, Skender Bajrami