DYLON

Sprovon veten edhe në pikturë

Sprovon veten edhe në pikturë
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 8 Marsit- Ditës së Gruas, profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Ajshe Matoshi ka sfiduar veten e saj  edhe në pikturë, duke hapur ekspozitën e saj   të parë me punimet e realizuara gjatë këtyre dy viteve.

Në vitin 2020 pësoi një sëmundje të rëndë dhe të papritur, e cila e la me disa vështirësi.  Në pamundësi vete për të shfrytëzuar të folurit, realiteti i saj ndryshoi, kur filloi të shprehej përmes ngjyrave.

EkoHigjiena

Artin e përdori si terapi duke pikturuar për orë të tëra çdo ditë. Për një periudhë të shkurtë arriti të përfundoj mbi 20 piktura, ku një pjesë e të cilave artdashësit gjilanas e patën rastin për ti parë të martën, ku u organizua edhe ekspozita.

Ndërkohë autorja e këtyre pikturave ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështet dhe kanë kontribuar për organizimin e kësaj ekspozite. Profesoresha Ajshe ka  premtuar se ajo do të merret edhe në të ardhëm me pikturë.

Ajshe Berisha Matoshi u lind më 1963 në Prishtinë, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Prishtinë, për të vazhduar studimet në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe.

Për shumë vite punon si profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjilan. Aktualisht është mësimdhënëse në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”. (A.B). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.